Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Tiranën më 14 shtator, transmeton Kosova Post.
Burime të Euronews, Në Shqipëri, citojnë se Merkel do të takohet me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor si pjesë e Procesit të Berlinit.
Gjatë vizitës, Kancelarja gjermane nuk do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse takimet do të zhvillohen në nivelin e Kryeministrit, sipas Euronews.
Mbrëmë në Bled, Slloveni, Vuçiq njoftoi se po përgatitej vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Serbi.
“Ne presim një vizitë të madhe, vizita e kancelares Merkel në Serbi është duke u përgatitur. Shpresoj se diçka me situatën epidemiologjike nuk do të ndodhë dhe se vizita do të bëhet”, tha Vuçiq për TV Pink.
Ai vuri në dukje se me atë rast, ne do të jemi në gjendje të flasim për shumë çështje me Merkelin, dhe mbi të gjitha, për të pikëpamjen gjermane për Ballkanin, si dhe çfarë të bëjmë në të ardhmen.
Ai vuri në dukje se Gjermania nuk mund të konsiderohet kundërshtare, por përkundrazi, është e nevojshme që ta keni Gjermaninë në krah nëse duam përparim të shpejtë./Kosova Post/