Sot bëhen 23 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i njohur me nofkën Katana, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.
Në këtë përvjetor, gruaja e Agimit, Shukrije Ramadani, ka prekur me fjalët që ka shkruar për burrin e saj, duke thënë se e ka marrë malli për magjinë e buzëqeshjes së tij.
“Sot veç dhembjes asgjë s’mund të fali shpirti im, më fal që jam ligështua e malli marrë m’ka për magjinë e buzëqeshjes sate. Kërkove e fortë të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjave të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarve që thurin veshje për gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit!”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Postimi i plotë i Shukrije Ramadanit:
Sot veç dhembjes asgjë s’mund të fali shpirti im, më fal që jam ligështua e malli marrë m’ka për magjinë e buzëqeshjes sate. Kërkove e fortë të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjave të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarve që thurin veshje për gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit!Por sytë më janë mjegullua nga dhembja e angushtia që ma rendon frymëmarrjen në kërkim tė diellit tė lirisë! Copėzat e poezive tua mė përzihen me ngjyra punimesh të mbetura nė gjysmë e më kot mundohem ti radhis sirtareve!Kitara jote e nemitur mbeti, e fyellin veq flladi i lirisë e përkëdhelë! Ëndërrat po zhdaraviten mjegullnajave që nga Karpatet frymën po na e zëjnë e krenaria më lëndohet kur para shtatores tënde shoh lypėsin Migjenian të shtrirë si në legjenda!Dua ta gjej diellin e premtuar e t’ ia ngrohë duart e ngrira me ofshamat e krejt vashave duarthata në pritje t’përqafimeve të trimave që përqafuan lirinë! Loti më tradhëton e nga shpirti më vie të bërtas sa ti tundi malet,pse liria kaq dhembje paska!
Postimi i saj i plotë: