Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH-it, i cili po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.
“Koalicioni Global për të mposhtur IS-in përfshin më shumë se 80 vende dhe vazhdon të koordinojë veprimet kundër grupit ekstremist, i cili më parë kishte kontrolluar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, MPJD-ja ka njoftuar se Gërvalla ka thënë që Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare.