Me investimin e TIKA-s, inaugurohet restaurimi i Kullës së Sahatit dhe Xhamisë Kubelije

Me investimin e TIKA-s, inaugurohet restaurimi i Kullës së Sahatit dhe Xhamisë Kubelije

200 Vjet nga ndërtimi i saj, e gjeti Kullën e Sahatit të qytetit të Kavajës, më të lartën në Shqipëri të restauruar dhe në kushte shumë më të mira për të treguar gjithë madhështinë e saj dhe pritur vizitorë të shumtë.

Sot, me një ceremoni zyrtare të shoqëruar me aktivitete të shumta merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Isa Sakja,përfaqësues të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)  në Shqipëri, Prefekti i qarkut Tiranë dhe zyrtarë të tjerë vendorë u bë inagurimi i saj dhe u zbulua pllakata e vendosur me këtë rast, në të cilën shkruhej: “Punimet e restaurimit dhe ndriçimit të Kullës së Sahatit Kavajë janë realizuar nga Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”.”

Delegacioni u prit së pari në ambientet e Bashkisë, zbulimi i pllakatës, vizita në Xhaminë Kubelije dhe më pas në një konferencë, ku u shprehën falenderime   për investimet e për TIKA-s, në këto monumente me rëndësi të veçantë.

Restaurimi i Kullës së Sahatit të Kavajës përkon me 200 vjetorin e ndërtimit të saj, dhe është një donacion i (TIKA), i cili përfshiu edhe restaurimin e Portikëve të Xhamisë “Kubelije”.