Situata e rëndë e pandemisë, duket që do të vijojë më gjatë se sa që e kemi menduar. Trendi i vdekjeve dhe infektimeve nga COVID-19, nuk ka rënë as gjatë orëve të fundit, transmeton Kosova Post.
Përkundër rënies së lehtë të numrit të të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19 ditëve të kaluara, sot është raportuar për 24 të vdekur dhe 357 raste pozitive.
Nga 24 të vdekur, sa u raportuan, 18 janë meshkuj dhe 6 femra.
Ndërsa nga 357 rastet pozitive, 182 janë meshkuj dhe 175 janë femra.
Për sa u përket qyteteve më të prekura, Prishtina prin me 50 raste, e ndjekur nga Prizreni me 39 raste pozitive.
Për më shumë, shihni grafitet: