Sipas statistikave të përgjithshme të publikuara nga Policia e Kosovës, brenda 24 orëve janë shqiptuar 730 tiketa në bazë të ligjit Anti-COVID-19, transmeton Kosova Post.
Po ashtu, policia informon se janë shqiptuar edhe 1080 tiketa trafiku.
Brenda 24 orëve, në bazë të këtyre të dhënave, kanë ndodhur 25 aksidente me dëme materiale dhe 18 me të lënduar.
Për më shumë, shihni tabelën:
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 18 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 25 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1080 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 730 |
Persona të arrestuar | 20 |
Persona në mbajtje | 12 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 2 |