Rusia dhe Kina po testojnë armë supersonike – një lloj i ri armësh që është e vështirë për tu përgjuar. Disa njësi të Pentagonit, përfshirë Forcat Hapësinore, janë duke punuar në sisteme për të gjurmuar dhe parandaluar sulmet me këtë lloj arme, transmeton Kosova Post.
Sipas “National Interest”, duke marrë parasysh shpejtësinë e manovrimit të armëve supersonike dhe distancën që ata mund të përshkojnë, kjo lloj arme përfaqëson një kërcënim të ri domethënës për ushtarët amerikanë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që Forcat Hapësinore të SHBA po merren me këtë problem.
Forcat hapësinore kanë një avantazh në këtë çështje: ato mund të njohin me kohë, në mënyrë efikase, të zbulojnë dhe gjurmojnë armë të tilla në hapësirë, tha bashkëpunëtori kryesor shkencor i forcave hapësinore të SHBA, Joel Moser.
Sot, armët supersonike konsiderohen si një kërcënim për arsye të ndryshme – ato mund të godasin objektiva në det, në tokë dhe madje edhe në hapësirë. Kjo është arsyeja pse Pentagoni ka një varg pikëpyetjesh. Për shembull, çfarë ndodh nëse një armë anti-satelitore fillon të lëvizë me shpejtësi supersonike? Si të mbrojmë objekte të mëdha prej saj – nga anijet e deri tek satelitët?
Megjithëse shumë tema në këtë kontekst janë të mbyllura për publikun e gjerë, autori i artikullit sugjeron një diskutim mbi pyetjen, se sa e nevojshme është që një përgjues supersonik të fluturojë me shpejtësi supersonike? A mund të goditet një armë supersonike nga një laser? Cili duhet të jetë rrjeti i radarëve dhe sistemi i paralajmërimit të lëshimit për të ndjekur fluturimin e një arme supersonike?, shkruan sputnik Duke marrë parasysh shkallën dhe karakterin e kërcënimit, nuk është për t’u habitur që njësi të ndryshme të forcave të armatosura amerikane po punojnë së bashku, shkruajnë autorët e artikullit../Kosova Post/