Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, do të bëjnë një vizitë dyditore në Prishtinë më 31 janar.
Escobar dhe Lajçak do të zhvillojnë bisedime në Prishtinë më 31 janar dhe 1 shkurt dhe do të udhëtojnë për një vizitë zyrtare dy-ditore në Beograd më 2 shkurt, raporton mediumi serb në Kosovë, Kosovo-Online.
Vetë Escobar së fundmi i tha Zërit të Amerikës se do të “udhëtojë së shpejti në rajon, së bashku me zotin Lajçak, për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të treguar përkushtimin tonë për funksionimin e dialogut”.
“Është dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht. Dhe shpresoj se do të bëjmë përparim. Por duhet të them se në këtë drejtim, çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk ka të bëjë vetëm me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por edhe kolegët tanë në rajon”, tha Escobar. l.net.