Serbia ka garanci të prerë nga pesë vende se janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat e Beogradit, trasnmeton Kosova Post.
Nëse Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të përmbahet nga aplikimi për pranim në organizatat ndërkombëtare, Beogradi do t’u kërkojë atyre vendeve të aktivizojnë procesin e tërheqjes së njohjes, njoftoi Veçernje Novosti, duke cituar burime në Qeverinë e Serbisë,
Gazeta kujtoi se me marrëveshjen e Uashingtonit nga shtatori i vitit të kaluar, Beogradi dhe Prishtina u zotuan për një moratorium një vjeçar mbi fushatën për tërheqjen e njohjes.. e po ashtu mos aplikim në një nga organizatat ndërkombëtare.
Presidenti serb Aleksandar Vuqiq ka deklaruar më herët se ai “ka informacion” se shqiptarët duan që Kosova të jetë anëtare në Konferencën e Gjykatave Ndërkombëtare, duke deklaruar se në rast se kjo do të ndodhë, Serbia do të “detyrohet të përgjigjet në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm”./Kosova Post/