Anëtari i Lëvizjes Vetëvendojse, gjegjësisht profesori universitar në Tiranë, dhe aktualisht këshilltar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hysamedin Feraj, përmes nje postimi ne Facebook ka shprehur indinjaten e tij ndaj nënkryetares se PDK-së e cila sipas tij paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit, shkruan KosovaPost.
“Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia:
Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse.
Nënkryetarja e PDK-së e paska quajtur budallëk të pakufi pse kam thënë se Kurti (Kosova) e ka mbështetjen e NATO-s në rast agresioni të Serbisë kundër Kosvës”, ka shkruar ai ne Facebook.
Postimi i plotë:
Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia:
Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse.
Nënkryetarja e PDK-së e paska quajtur budallëk të pakufi pse kam thënë se Kurti (Kosova) e ka mbështetjen e NATO-s në rast agresioni të Serbisë kundër Kosvës.
Dhe Serbisë i paska pëlqyer shumë ideja e Çitakut se leximi i tillë i flamurit të NATO-s prapa Albinit në takimin me Stolenbergun është budallëk i pakufishëm! Jo pse Vuçiqi dhe Serbia nuk e dinë, por se zëri i Çitakut është violinë për veshët e tyre. Ndaj sot ia paskan luajtur gati të gjithë, por ilustrimin po jap vetëm me “Politika” e Beogradit: