Sot, më datë 05. 06. 2021, Medreseja e Luginës së Preshevës aktivitetin e saj të ekskursionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e filloi me vizitën e saj në Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga ekselenca e tij Reisul-ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, nga drejtori gjeneral i Medresesë “Isa-Beu”, h. Ibrahim ef. Idrizi dhe nga gjithë kabineti i Reisit.
Me këtë rast, Reisi i ndau mirënjohje kryeimamit të Bashkësisë Islame të Preshevës m. Abdulla ef. Abdiu, koordinatorit të Medresesë m. Ismail ef. Halimi dhe sekretarit m. Bejtulla ef. Veseli.
Po ashtu, Reisi iu drejtua me disa këshilla nxënësëve të Medresesë, gjë që konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e plotë për Medresen e Luginës së Preshevës.
Pas takimit, u shtrua një racion mengjesi, për të gjithë.
Njofton Sejtori për informim pranë Medresesl së Luginës së Preshevës./KosovaPost/