Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e emërimit në detyrën e Shefit të ri të Shtabit të Forcave të Armatosura në Shqipëri, Gjeneral Brigade, Arben Kingji, përcjell KosovaPost.
Mehaj përmes një statusi në Facebook, u shpreh i bindur që Forcat e Armatosura të Shqipërisë, do të shënojnë aritje të larta nën drejtimin profesional të shefit të ri të Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji.
“Sot me ftesën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, mora pjesë në ceremoninë e emërimit në detyrën e Shefit të ri të Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji. Duke e njohur mirë përgatitjen e tij, gatishmërinë dhe vullnetin për t’i shërbyer atdheut, jam i bindur që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të shënojnë aritje të larta nën drejtimin e tij profesional, me integritet dhe dinjitet, e cila do të rezultojë më përmbushjen e misionit për garantimin e sigurisë kombëtare”.
Postimi i plotë:
Sot me ftesën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi, mora pjesë në ceremoninë e emërimit në detyrën e Shefit të ri të Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji.
Duke e njohur mirë përgatitjen e tij, gatishmërinë dhe vullnetin për t’i shërbyer atdheut, jam i bindur që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të shënojnë aritje të larta nën drejtimin e tij profesional, me integritet dhe dinjitet, e cila do të rezultojë më përmbushjen e misionit për garantimin e sigurisë kombëtare.
Nga ana ime e sigurova Gjeneral Kingjin që do të ketë bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke punuar si një trup i vetëm në mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare si dhe sigurinë e stabilitetin rajonal, orientimin tonë në mbështetje të misioneve të NATO-së në partneritet të plotë me SHBA-të dhe BE-në.
Urime Gjeneral Kingji e ju priftë e mbara!