Shteti i Greqisë mbrëmë është goditur nga një termet i fuqishëm, me një magnitudë prej 5.5 shkallësh, termet ky i cili është ‘dëgjuar’ në 7 vende të rajonit, përfshirë edhe Kosovën, shkruan KosovaPost.
Menjëherë pas termetit në shtetin e Greqisë, sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shfryzëuar llogarinë e tij, në Facebook, ku ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës, FSK, është e gatshme për ndihmë ndaj shtetit të Greqisë dhe me gjërë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ministria e Mbrojtjes, mbrëmë kemi ndarë shqetësimin me ju me rastin e tërmetit me magnitudë 5.5 që ndodhi në veriperëndim të Florinës, në Greqi, ku në mesin e 7 vendeve të prekura të rajonit ishte edhe vendi ynë.
Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë,, me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.