Mehaj: Me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër atyre që kërcënojnë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke komentuar nisjen e punimeve për shndërrimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s, ka thënë se kjo është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë, përcjell KosovaPost.

Mehaj ka shkruar në Facebook se orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme, konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Së bashku me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në Botë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nisja e punimeve sot për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Shqioëri, në Bazë Ajrore të NATO-s, është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë.

Orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Së bashku me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në Botë!

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika