“Sot pata kënaqësinë të pres në zyren time ish-Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, gjatë periudhë së luftës në Kosovë më 1999, për t’i shprehur edhe njjëherë falënderimin e madh dhe mirënjohjen e thellë për përkrahjen e fuqishme të intervenimit të NATO-s në kauzën tonë të lirisë”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.
Tutje ka shkruar Mehaj se ‘me ish-Ministri Scharping diskutuan për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë, si dhe për proceset zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke theksuar mbështetjen nga Gjermania, Ministria e Mbrojtjes dhe forcat e saj të armatosura’.