Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ushtarët e FSK-së po bëjnë trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”, përcjell KosovaPost.
Ai u shpreh se objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla.
“Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV)”.Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren”, shkroi Mehaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Ushtarakët e FSK-së sfidohen në trajnimin “‘’Taktika me Njësi te Vogla (TTNJV)”
Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV).
Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren.
Vazhdojmë me përmbushjen e objektivave tona për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”