Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot komunën e Rahovecit, për të parë dëmet që janë shkaktuar pas vërshimeve të mëdha, përcjell KosovaPost.
Mehaj u prit nga kryetari i komunës, Smajl Latifi.
Latifi tregoi se ekpet e FSK-së pritet të ndërhyjnë me disa makineri për hapjen e disa kanaleve, për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë.
“Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën tonë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri të cilat për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Me bashkëpunëtorë, sot pritëm për vizitë ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, z.Armend Mehaj.
Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën tonë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri të cilat për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë.
Falemnderit për vizitën dhe përkrahjen minstrit Mehaj dhe ekipeve të FSK- së!