Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim këngëtarin tonë të mirënjohur, Ilir Shaqirin, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në Facebook Mehaj tha se ishte kënaqësi të pres në zyrën e tij Artistin e Madh të Kombit, këngëtarin tonë të mirënjohur, Ilir Shaqirin.
“Me këtë rast, Ilirit i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tij të madh në kulturën dhe artin kombëtar.
Atij i vlerësova edhe rolin e tij të jashtëzakonshëm me krijimtarinë e tij të madhe artistike, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave më të larta të këngës patriotike, që mbajti gjallë dhe fuqishëm shpirtin patriotik dhe liridashës të popullit tonë në kohë shumë të vështira”, ka shkruar ai
Postimi i plotë:
Pas një dite shumë intensive, sot ishte kënaqësi të pres në zyrën time, Artistin e Madh të Kombit, këngëtarin tonë të mirënjohur, Ilir Shaqirin.
Me këtë rast, Ilirit i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tij të madh në kulturën dhe artin kombëtar.
Atij i vlerësova edhe rolin e tij të jashtëzakonshëm me krijimtarinë e tij të madhe artistike, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave më të larta të këngës patriotike, që mbajti gjallë dhe fuqishëm shpirtin patriotik dhe liridashës të popullit tonë në kohë shumë të vështira.
Vlerësimi i tij për punën, angazhimin dhe sukseset tona të deritashme ishte nder, por edhe më shumë përgjegjësi, që të vazhdojmë me intensitet edhe më të madh, për realizimin e amanetit të gjithë të rënëve për liri, që u këndoi dhe do t’u këndoj gjithmonë, Ilir Shaqiri.