Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.
Deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar më 1 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021.
Në mesin e deputetëve të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi i cili edhe është ndër më të përmendurit për të kandiduar në zgjedhjet e brendshme të PDK-së për të drejtuar këtë parti ka deklaruar se dy pozitat dhe funksionet të cilat ai ushtron, njërën si deputet dhe tjetrën si nënkryetar i PDK-së.
Në pasurinë e paluajtshme Krasniqi ka deklaruar një apartament që arrin shifrën e 100.000.00 eurove të cilën thuhet ta ketë blerë nga shitja e apartamentit paraprak dhe kursimet.
Poashtu Krasniqi deklaroi edhe një shtëpi të përbashkët e cila kap vlerën e 155.000.00 eurove.
Sa i përket parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Memli Krasniqi në AKK deklaroi 7.265.37 euro në kuadër të një banke në Kosovë. Poashtu ai deklaroi edhe 378.77 euro në një prej bankave në Bullgari, transmeton lajmi.net.
Në kuadër të të hyrave vjetore, Memli Krasniqi raportoi pagë nga Kuvendi i Kosovës prej 30.429.95 euro. Poashtu Krasniqi ka deklaruar edhe 296.70 euro mëditje nga Kuvendi i Kosovës.