Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pas zgjedhjes së Memli Krasniqit, në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan Kosova Post.
Gecaj i me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook uroi Krasniqin, duke vlerësuar se tashmë u bë më mirë se që ishte për PDK-në.
“Më mirë se ç’ishte … urime pozita e Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, djali i mikut tim dhe njërit nga themeluesit e LDK-së!”, shkruan Gecaj.
Krasniqin e “vërshuar” urimet pas zgjedhjes, edhe nga partiakët, por edhe disa anëtarë të partive të tjera./KosovaPost/