Ndryshimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë filluar t’i dhënë efektet, shkruan Kosova Post.
Në orët e hershme të paradites, Migjen Kelmendi njoftoi se ka hequr dorë nga PDK, e para pak orësh Enver Hoxhaj, deklaroi se heq dorë nga kryesia.
I menjëhershëm ka qenë Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.
“Falënderoj mikun tim, profesorin Enver Hoxhaj për punën dhe kontributin e madh në udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, në veçanti për punën e tij si u.d kryetar i PDK-së në kohë të vështira për ne dhe për Kosovën.
Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesië së re, por ai ka vendosur ta respektoj plotësisht parimin e dalë nga Konventa duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend” – ka thënë Krasiqi.
Ai e ka falënderuar “për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën.”
As nga Hoxhaj e as nga Krasniqi, këto vendime, nuk i kanë lidhur me motivin e pakënaqësisë./KosovaPost/