Memorandum për promovimin e eksportit dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë

Memorandum për promovimin e eksportit dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë

Klubi i Prodhueseve të Kosovës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës për promovimin e eksportit dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që kanë për synim rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve prodhuese kosovare dhe ekonomisë vendore.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha u shpreh i kënaqur me fillimin e këtij bashkëpunimi në mes të këto dy institucioneve.

“Ne si Klub i Prodhuesve e shohim Odën si institucionin më të lartë ekonomik i cili duhet të shtyjë përpara fuqizimin e prodhimit në vendin tonë. Ne do të jemi aleat dhe bashkëpunues në prezantimin e Kosovës si një vend në të cilin mund të investohet. Bashkërisht me Odën Ekonomike do të shfrytëzojmë rrjetet tona për promovimin e eksportit si në vendet e Bashkimit Evropian, SHBA dhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Panxha.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi theksoi se ky memorandum është fillimi i një bashkëpunimi të përbashkët për të krijuar kushte më të mira për kompanitë vendore.

“Kështu, me angazhime konkrete do të mundohemi që së bashku të bëjmë promovimin e investimeve dhe eksportit si dhe krijimin e vende të reja të punës.”

Për gjatë ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të dy palët po ashtu përkrahën vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina t’u vihet taksë prej 10%.kd.