Bujqit e Kosovës duket që janë të pakënaqur me tretmanin institucional. Pakënaqësitë e tyre kanë vendosur t’i artikulojnë në formë proteste. Për këtë kanë njoftuar edhe nëpërmjet një njoftimi të plasuar në rrjetet sociale, transmeton Kosova Post.
“Nesër me datë 23.09.2021 në ora 11,00 Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës organizon protestë paqësore në bashkëpunim me përfaqësuesit e “Meraklive të traktorave” para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë Protesta do të mbahet me mekanizim bujqësorë dhe pritet që në Prishtinë të vijn rreth 200 traktora të cilët do të defilojnë për një orë nëpër rrugët ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Agim Ramadani’” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimin e ka bërë publik Tahir Tahiri, njëri prej organizatorëve të protestës.
Për më shumë, shihni linkun në vijim: