Gjigandi gjerman i automobilave Mercedes Benz vazhdon të promovojë dhe tregtojë automjetet e tij elektrike, transmeton Kosova Post.
Testet e drejtimit të automjetit të Mercedes-Benz Vision EQXX kanë përfunduar me sukses. Çudia e re e Mercedes EQXX ka një distancë prej 1008 kilometrash me një karikim të plotë.
Kështu, pas Lucid Air Dream Edition me një distancë prej 850 kilometrash, titulli i automjetit me distancën më të madhe i kaloi Mercedes-Benz Vision EQXX.
Mercedes janarin e kaluar e prezantoi makinën e saj me një koncept elektrik CES, në panairin më të madh të teknologjisë në botë.
Mercedes-i deklaroi se bateritë e përdorura në këtë automjet zënë gjysmën e hapësirës së atyre që gjenden në veturën elektrike sedan Mercedes-Benz EQS dhe janë 30 për qind më të lehta në masë./KosovaPost/.