Mercenarët rusë ndihmojnë krijimin e një njësie paraushtarake

Mercenarët rusë ndihmojnë krijimin e një njësie paraushtarake

Mercenarët e trajnuar në Rusi, po ndihmojnë krijimin e një njësie paraushtarake që i shërben udhëheqësit separatist serb në Bosnje, thuhet në një raport të publikuar sot në Sarajevë.

Siç shkruan Theguardian, duke iu referuar raportit të publikuar, i cili u konfirmua nga ministri boshnjak i Sigurisë, kjo situatë vjen në një kohë të rritjes së ankthit të Perëndimit  rreth përpjekjeve të Rusisë, për të destabilizuar Ballkanin dhe për të rezistuar zgjerimin e NATO-s në rajon.

Të martën, Milorad Dodik, kreu i vijës së ashpër të serbëve të Bosnjës, bëri një paradë ushtarake në Banja Llukë, në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Raporti i publikuar në Zhurnal, tha se një milici e quajtur “Nderi serb”, që thuhet se ishte trajnuar në një “qendër humanitare” të financuar nga Rusia në Serbi, janë në procesin e krijimit të një grupi paramilitar që do të përdoret kundër kundërshtarëve të Dodikut.

Raporti, duke përfshirë një fotografi të ceremonisë së dhënies së çmimeve, thotë se një nga udhëheqësit e grupit, Bojan Stojkoviç, është një ish parashutist serb i cili kishte stërvitur në Moskë dhe kishte marrë një medalje nga Valeriy Kalyakin, një gjeneral rus.

Dragan Mektić, ministri boshnjak i Sigurimit, tha se shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë ishin në dijeni të pranisë dhe aktiviteteve të grupit. “Ne kemi përdorur këtë informacion për një kohë të gjatë, ne kemi mbledhur shumë informata për këtë”, tha Mektiç, duke shtuar se ai nuk mund të jepte detaje të tjera, pasi zyrtarët e tij po përpilonin një raport të plotë për Zyrën e prokurorit të Bosnjës. /kp/.

You may also like

Shikoni se çfarë bën fansja nga Moska për reperin shqiptar

Ai është një nga reperët më të njohur