Minarja e xhamisë në fshatin Çabër të Zubin Potokut po meremetohet.
Financimin e bëri një mërgimtarë nga ky fshat që aktualisht jeton në Gjermani.
Mirëpo, Nimon Veseli që thotë se deri në 8 herë në vit e viziton vendlindjen nuk dëshiron të tregojë sa i kushtoi fasadimi
“Shuma është katër shifrore, nuk ka nevojë me cekë, unë e kam ba për Zotin, për familje dhe për nder të fshatit e xhematlinjëve dhe hoxhës që e kemi shumë të mirë”, tha Veseli, raporton klankosova.
E imami i xhamisë Besim Kurti, tregon se ka kohë që minarja ishte vjetruar dhe e vlerëson lartë që financimi u bë me vetiniciativë.
Xhamia e fshatit Çabër që është i vetmi i banuar me shqiptarë në komunën e Zubin Potokut ishte ndërtuar në vitin 2007.