Mërgimtari që rrahu policët e Kosovës, dënohet me 6 muaj

Mërgimtari që rrahu policët e Kosovës, dënohet me 6 muaj

Gjashtë muaj burgim me kusht është dënuar Ilir Beqiri nga Mitrovica nën akuzën se pengoi Policët e Kosovës. I pandehuri i cili jeton jashtë vendit akuzohet nga prokuroria se në korrik të 2017-s kishte penguar dy policët Fatmir Osmani e Fatos Sejdiu.

Policët ishin duke shqiptuar tiketa për kundërvajtës në trafik kur e kishin këshilluar të pandehurin të mos kalonte në zonën e gjelbër.

Kjo sipas aktakuzës kishte nxitur një debat në mes të pandehurit dhe policëve të cilët i kishin kërkuar të akuzuarit një dokument identifikimi.

I akuzuari i ofendon zyrtarët policorë duke u thënë se “ju po dënoni vetëm vozitësit me automjete me targa të huaja”, thuhet në aktakuzë. E njëjta sqaron se kur policët e kishin kapur për duarsh të pandehurin ai kishte rezistuar dhe në mënyrë të pakontrolluar me grushtin e dorës së majtë ka goditur në muskulin e këmbës zyrtarin policor Fatmir Osmani.

You may also like

Myftiu frikacak i ‘ofrohet’ kusive më të qelbura mediatike

Shkruan: Fadil Pushkolli Myftiu i Kosovës në intervistën