Kancelarja gjermane Angela Merkel, gëzon simpatinë dhe popullaritetin më të madh në Evropë krahasuar me presidentin e Francës Emanuel Macron, transmeton Kosova Post.
Ky popullaritet i Merkelit u vu në pah pas rezultateve të anketës së Grupit të Ekspertëve të pavarur të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme (ECFR), derisa pyetjes se kë do ta votonit për ‘presidente të BE-së’, nëse Merkel e Macron do të ishin kandidatë, më shumë se gjysma e të anketuarve në Holandë, Spanjë, Portugali etj, kanë votuar për kancelaren në largim, Angela Merkel.
Në 12 vendet e mbuluara nga sondazhi i ri, përfshirë Francën, ishim më shumë arespondentë që ishin për Merkel sesa për Macron.
Në përgjithësi, 41 për qind e të anketuarve do të votonin për Merkelin dhe vetëm 14 për qind për Macron, sipas një studimi të grupit të pavarur të ekspertëve ECFR.
Gjithashtu thuhet se mbështetja e Angela Merkel ndryshon nga vendi në vend, kështu që p.sh. në Hollandë me 27 pikë përqindje më të lartë se në Bullgari.
Sondazhi tregoi se “58 përqind e holandezëve, 57 përqind e spanjollëve dhe 52 përqind e portugezëve do të votonin për Merkelin para Macron”.
Nga ana tjetër, në Bullgari, 31 për qind e të anketuarve do të votonin për Merkelin dhe 12 për qind për presidentin francez, ndërsa pjesa tjetër ose nuk do të votonin ose nuk e dinë kënd ta votojnë.
Macron do të merrte shumicën e votave në Hungari, 24 për qind, por përsëri më pak se Merkel, së cilës 44 për qind e hungarezëve do t’i jepnin votën e tyre në zgjedhjet hipotetike për presidentin e Unionit.
Më pak se dhjetë për qind e qytetarëve në Holandë, Spanjë, Itali dhe Poloni do të votonin për Macron.
“Kancelarja duket se ka fituar besimin e evropianëve shumë më tepër me stilin e saj teknokratik të qeverisjes së vendit sesa Macron me fjalimet e tij vizionare,” tha ECFR.
Organizata e pavarur kërkimore gjithashtu thekson se mbështetja për Angela Merkel është e madhe si nga anëtarët “kursimtarë” nordikë të BE -së, ashtu edhe në ata nga jugu i bllokut, të cilët zakonisht kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta për çështje të shumta të politikave evropiane, veçanërisht në lidhje me ekonominë dhe financat.
“Duket se ajo ka arritur të përcjellë mesazhin se është e angazhuar për të zgjidhur shqetësimet e të dyja palëve, duke e pozicionuar kështu Gjermaninë si një forcë bashkuese,” thotë ECFR.
Kur bëhet fjalë për pozicionin e Gjermanisë pas “epokës Angela Merkel”, një e treta e të anketuarve nga 12 vende besojnë se “Epoka e Artë Gjermane” është një gjë e së kaluarës.
Një e pesta e të anketuarve mendojnë se epoka e kancelares shënon kulmin e prosperitetit të Gjermanisë, domethënë, ata pajtohen që Gjermania tani po jeton “epokën e saj të artë”, dhe një e dhjeta mendon se ajo epokë nuk ka ardhur ende.
ECFR tregon faktin se evropianët, megjithëse shumica e tyre mendojnë se “epoka e artë” gjermane ka mbaruar, do të preferonin të votonin për Angela Merkel sesa për Macron.
Kjo, siç thuhet, sugjeron që Merkel, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Evropë, është më e popullarizuar si një figurë politike sesa rezultatet e udhëheqjes së saj, shkruan danas.”Pa Angela Merkelin, themelet e rolit drejtues të Gjermanisë në Evropë do të jenë shumë më të dobëta, nëse qeveria e re nuk zbaton një strategji të besueshme që shkon përtej” Merkelizmit “, tha ECFR. sh.o./Kosova Post/