Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri sot ka bërë të ditur detaje rreth vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Shqipëri.
Ambasada ka bërë të ditur se Merkel do të vizitojë Shqipërinë gjatë ditës së martë, më 14 shtator.
Sipas njoftimit, kancelarja gjermane së pari do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet pritet të zhvillohen edhe me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që në plan të parë do të kenë diskutimin për çështjen e bashkëpunimit rajonal.
Me kancelaren Merkel pritet të takohet edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se takimi Kurti-Merkel do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Tiranë.