“Nuk mundemi të mos e shohim të drejtën e palestinezëve për të pasur një shans në jetë. Prandaj, kjo është arsyeja që në asnjë rrethanë, edhe atëherë kur është e vështirë zgjidhja, nuk mund të anashkalojmë çështjen e zgjidhjes për të dy shtetet”, tha, Merkel në paraqitjen e saj në Institutin për Studimet e Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv, transmeton Kosova Post.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës lamtumirëse dyditore, i bëri thirrje Izraelit të mos “humbasë nga sytë” nevojën për të krijuar marrëveshje me shtetin palestinez.
Duke folur në një qendër kërkimore izraelite, Merkel përshëndeti marrëveshjet diplomatike historike të arritura vitin e kaluar midis Izraelit dhe katër vendeve arabe – të udhëhequra nga Emiratet e Bashkuara Arabe – por tha se marrëveshjet, të njohura si Marrëveshja Abraham, nuk arsyetojnë që Izraeli të arrijë një marrëveshje paqeje me palestinezët, raporton AP. sh.o./ transmeton Kosova Post.