Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert në Twitter, i cili shpërndau gjithashtu një foto të certifikatës së vaksinimit së kancelares Merkel.
“Jam e lumtur që kam marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot. Faleminderit të gjithëve që marrin pjesë në fushatën e vaksinimit dhe të gjithëve që janë vaksinuar. Vaksinimi është çelësi i tejkalimit të pandemisë”, shkroi Merkel pas vaksinimit.
Dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e pranoi gjithashtu edhe ministri i Financave Olaf Scholz.
Në Gjermani, që nga 27 dhjetori 2020, kur filloi imunizimi masiv, më shumë se 15,4 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe 5,4 milionë njerëz kanë marrë dozën e dytë.(AA)