Mbrëmjen e sotme një autobus ka marr flakë në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit tha si për arbresh.info.
Tutje Borovci tha se nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes.