Para disa minutave në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka marrë flakë një banesë, raporton Gazeta Sinjali.
Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit të cilët janë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet se a ka persona të lënduar.
Bashkë me zjarrfikësit në vendin e ngjarjes gjinden edhe Policia e Kosovës.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë pasur informacione lidhur me ngjarjen.