Pasi u frekuentuan për disa muaj, duket se Kanye West dhe modelja Vinetria i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmin e ka njoftuar Page Six, duke mos e bërë të ditur arsyen e ndarjes, por të gjithë mund të mendojmë se asaj nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat publike të Kanye-s për të rikthyer Kim-in.
Reperi nuk e ndjek më Vinetria-n në Instagram, por ajo vazhdon ta ndjekë atë. Pasi u frekuentuan për disa muaj, duket se Kanye West dhe modelja Vinetria i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmin e ka njoftuar Page Six, duke mos e bërë të ditur arsyen e ndarjes, por të gjithë mund të mendojmë se asaj nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat publike të Kanye-s për të rikthyer Kim-in.
Reperi nuk e ndjek më Vinetria-n në Instagram, por ajo vazhdon ta ndjekë atë. Ndarja e tyre vjen pasi West i është lutur publikisht Kardashian që të “kthehet përsëri” tek ai – edhe pse Kim po vazhdon jetën e saj me Pete Davidson dhe nuk ka asnjë plan të bëjë një hap pas.
Ndërkohë, Kim, gjithashtu bëri kërkesën për t’u shpallur ligjërisht beqare ndërsa është ende duke u marrë me procedurat e divorcit. Na vjen keq Kanye, por nuk ka asnjë shenjë rikthimi në horizont!