Me vendimin e ri është lejuar mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve të ndryshme familjare dhe mbrëmjeve të maturës.
Të gjitha këto do të mund të zhvillohen deri në ora 23:00.
“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.
Distanca në mes tavolianve kërkohet të jetë tri metra, ndërsa për mbajtjen e dasmave e ahengjeve të ndryshme familjare obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.