Fitorja e Real Madridit kundër Barcelonës të shtunën në El Clasico ishte sa e ëmbël aq e hidhur, posaçërisht për Lucas Vazquezin, i cili pësoi lëndim serioz.
Vazquez u përplas me Sergio Busquetsin dhe nuk qe në gjendje ta vazhdojë ndeshjen.
Një ditë më vonë, Real Madridi e konfirmoi lajmin e keq për të kur njoftoi se ai e ka ndrydhur ligamentin në gjurin e majtë dhe për të sezoni ka mbaruar këtu, sipas të gjitha gjasave.
Por Lucas mban qëndrim pozitiv dhe këtë e shfaqi në rrjetet sociale të dielën, kur iu drejtua tifozëve madrilenë.
“Për një kohë më duhet ta ndihmojë ekipin nga jashtë. I rrëzuar por jo edhe i mbaruar”, shkroi Lucas.
“Nëse ky klub më ka mësuar mua diçka, është të punoj fort gjithmonë dhe të luftoj gjithmonë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Është vetëm një qëllim i vetëm: të luftojmë për titull në La Liga dhe për Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.g.e