Ilir Bobi, Dritëro Zeka, Dritan Hasimja, Miljan Vidosvljeviq, Hekuran Dana, Jeton Berisha, Besart Mala, Artan Oseku, janë emrat e 9 zyrtarëve doganor të Kosovës që u larguan nga puna.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se arsyeja e largimit nga puna ka qenë sepse ata kanë bërë shkelje të rënda të Kodit të Mirësjelljes.
“Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.
Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes.