Mësoni mënyrën më të shpejt për të shëruar djegien nga dielli

Mësoni mënyrën më të shpejt për të shëruar djegien nga dielli

Produktet e kuzhinës mund të jenë një opsion i mirë për lehtësimin e djegieve nga dielli.

Acidi tanik tek çaji i zi, për shembull, mund të lehtësojë djegiet poshtë syve. Mjafton të zhytni dy bustina me çaj në ujë të ftohtë dhe i vendosni ato sipër syve të mbyllur për të ulur ënjtjen dhe lehtësuar dhimbjen. Ja disa alternativa të tjera që duhet t’i provoni:

Qumështi: Njomni një garzë të pastër në një enë të mbushur me 1 kupë qumësht, 4 kupa ujë dhe pak kubikë akulli. Aplikojeni kompresën për 15-20 minuta, dhe përsëriteni trajtimin çdo 2-4 orë. Proteina, yndyra dhe pehashi i qumështit kanë efekt anti-inflamtor në lëkurë.

Mielli i misrit: Përzieni këtë përbërës me pak ujë për të përgatitur një pastë. Më pas e aplikoni në pjesët ku keni djegie nga dielli për të qetësuar dhimbjet.

Kosi: Ashtu si qumështi, edhe kosi përmban proteina dhe yndyra që mund të mbajnë larg inflamacionin. Për të lehtësuar dhimbjet, aplikoni kos në vendet e djegura, lahuni me ujë të vakët dhe e thani mirë lëkurën.

Sallata jeshile: E dinit që ushqimi juaj i preferuar për drekë ka edhe veti analgjezike (mund të lehtësojë dhimbjet)? Mjafton të zieni gjethet e sallatës në ujë, e kulloni dhe më pas e lini të ftohet në frigorifer për disa. Njomni pak pambuk në lëngun e përgatitur dhe aplikojeni me kujdes në lëkurën e irrituar.