Skuadra e Barcelonës ka shënuar një fitore të madhe si vendas ndaj Alaves në xhiron e 23-të të La Ligas.
Barça fitoi thellë 5 me 1 ndaj Alaves me Lionel Messin, që ishte në superformë, shkruan IndeksOnline.
Me dy gola në pjesën e parë, Barcelona e mbylli pothuajse dilemën e fituesit. Golat në këtë pjesë i shënuan: Trincao dhe Messi.
Në pjesën e dytë Messi shënoi një perlë tjetër, kurse dy golat tjerë erdhën nga: Trincao dhe Firpo.