Lionel Messi vendosi të zbulojë sfidat pasi që Barcelona nuk ia vazhdoi kontratën e derisa gjeti klubin e ri.Messi pranoi se ishte shumë i shqetësuar kur e kuptoi se nuk do të nënshkruante kontratë me Barcelonën, transmeton Kosova Post.
“E mora vesh se nuk mund ta nënshkruaja kontratën dhe pastaj këtë ia tregova Antoneles. Ne u shkrehem në vaj, ishte e vështirë për ne, por ende më e vështir ishte se si t’iu tregonim fëmijëve sepse atyre iu kishim thënë se ka kohë dhe se deri në dhjetor do të qëndrojmë në Barcelonë. E dinim se do të ishte vështir t’ua themi, posaçërisht për Tiago -n. Ne menduam shumë për fëmijët, por e pabesueshme se si ata e pranuan aq mirë. Tiago është si unë, vuan nga brenda por nuk e shprehë. Do të përshtatet si të gjithë ne. Do të jetë një përvojë e re që do të ndikojë edhe në forcimin e personalitetit të tij, i tha Messi gazetarit të BBC Guillaume Balague.
Pas kësaj, Messi foli për momentet kur e kuptoi qartë se Barcelona nuk mund t’i ofronte një kontratë dhe tashmë ai nuk kishte një klub.
Pas njoftimit nga Barcelona, ne nuk e dinim se çfarë do të bënim. Ne nuk kishim asgjë. Ky nervozizëm dhe pasiguri … Ku të filloj përsëri, ku do të shkoj, një ndryshim për familjen. Ishte shumë e rëndë të thoja lamtumirë. Fillova negociatat për të kaluar në PSG dhe mendova se çfarë do të ndryshonte. Ne filluam të përgatitemi psiçikisht ashtu punuam edhe me fëmijët për ndryshimet që na presin.
Messi, tregoi gjithashtu se Neymar, Di Maria dhe Paredes e dinin se unë do të shkoja atje, sepse ishte në kontakt me ta prej ditësh. /Kosova Post/