Lionel Messi është kthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë.
Shtatë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, është kthyer në Argjentinë për festën e Krishtlindjes.
Anëtari i PSG u kthye në shtëpi nga Franca me një aeroplan privat, me shokët e skuadrës si Angel Di Maria, Mauro Icardi, Leandro Paredes dhe familjet e tyre.
Kështu së paku bën të ditur Mundo Deportivo. Aeroplani thuhet se zbriti në Rosario më pak se 24 orë pas barazimit 1:1 të PSG ndaj Lorient.
Loja e radhës e PSG luhet më 3 janar, ndaj Vannes në Kupën e Francës.l.n.