Lionel Messi është në radhë për të bërë debutimin e tij në Paris Saint-Germain kundër Reims më 29 gusht.
Ai nuk luajti në fitoren kundër Brest të premten.
PSG, të cilët gjithashtu ishin pa Neymarin të premten, nuk e patën problem mungesën e Messit, pasi kanë bërë një fillim të përsosur të sezonit.
Por, pjesëmarrja e Messit do t’i bëjë ata edhe më të fortë, shkruan EuroSport, transmeton Klankosova.tv.
Trjaneri Mauricio Pochettino ka shpresë se sulmuesi do të jetë në dispozicion fundjavën e ardhshme.
“Ka qenë një javë shumë e mirë për Leon, nëse gjithçka shkon mirë, shpresojmë se ai mund të jetë në skuadër dhe të fillojë të luajë kundër Reims”, tha Pochettino.
Nëse Messi do të debutojë kundër Reims, ai do të paraprijë ndeshjet për Argjentinën kundër Venezuelës, Brazilit dhe Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës.
Paraqitja e tij e ardhshme për PSG mund të jetë kundër Clermont Foot më 12 gusht.