Leo Messi me shumë mundësi do të jetë blerja e radhës e Paris Saint Germain dhe më e bujshmja në historinë e këtij klubi.
Sipas ekspertit të njohur Italian, Fabrizio Romano, numri 10, nuk ka udhëtuar për në Paris, ashtu siç pretenduan mediat franceze.
Sipas gazetarit, 34-vjeçari dhe i ati janë duke studiuar ende ofertën e PSG. Megjithatë, Romano pranon se është vetëm çështje kohe që 6 herë fituesi i Topit të Artë të kompletojë kalimin në kryeqytetin francez.
Por fillimisht, duhet të zgjidhet çështja e kontratës dhe të gjitha detajet që ajo mbart, e më pas të caktohet data e testeve mjekësore në PSG.