Metoda shumë të ashpra ndaj emigracionit në Amerikë!

Metoda shumë të ashpra ndaj emigracionit në Amerikë!

Administrata e Donald Trump në SHBA, vetëm nga qershori i këtij viti, në kufirin me Meksikën ka ndarë 81 fëmijë emigrantë nga familjet e tyre, citon Kosova Post.

Sipas të dhënave zyrtare që i transmeton Associated Press, si rezultat i dekretit të nënshkruar me datë 21 qershor nga presidenti Trump, 81 fëmijë janë ndarë kanë dhe kanë mbetur larg prindërve të tyre. E gjithë kjo dramë po ndodhë në kufirin me Meksikën.

Kështu, deri më tani, prej se Trump vendoset në Shtëpinë e Bardhë, më shumë se 2500 fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre. Kjo politikë e administratës së Trump po cilësohet si tepër e ashpër ndaj emigrantëve të huaj.

Për shkak të këtyre politikave me zero tolerancë, fëmijët e ndarë nga familjet e veta po vendosen në kampe të ngritura me tenda në Tornillo të Meksikës.

Organizatat e të drejtave të emigrantëve kanë kritikuar ashpër këto ligje duke thënë se ato me pa të drejtë po etiketojnë prindërit e fëmijëve si kriminelë, shkruan Kosova Post.