Hudhër
Hudhra ka efekte që luftojnë mykun (apo siç njihet ndryshe mikozë ose kërpudha).
Përdorimi:
Kundër sëmundjeve mykotike, çdo ditë mund të shtohen 2 ose 3 thelpinj hudhër të papërpunuar në sallatë ose në ushqim. Hudhra e freskët mund të shtypet dhe konsumohet në kos.
Aplikimi i hudhrës direkt në lëkurë mund të shkaktojë acarim e saj. Në vend të kësaj, hudhra e shtypur përzihet me vaj ulliri ose vaj kokosi. Pakëz pambuk lyhet me këtë përzierje dhe aplikohet në një shtresë të hollë në zonën e prekur. Prisni 2 orë dhe shpëlajeni. Kjo bëhet 2 herë në ditë deri në shërim.
Shafrani i Indisë
Përbërësi kurkumin në shafran i Indisë ka efekte antifungale.
Përdorimi:
Përdorimi direkt i shafranit të Indisë do të jetë më efektiv kundër infeksioneve mykotike.
Bima e shafranit, e cila përdoret veçanërisht për mykun e duarve dhe këmbëve, përdoret si pluhur dhe përzihet me ujë. Kjo përzierje, e cila duhet të marrë trajtën e brumit të hollë, aplikohet si krem në zonat ku shfaqet myku. Pas përfundimit të aplikimit, prisni që të thahet tërësisht mesatarisht pesëmbëdhjetë minuta dhe shpëlaheni me shumë ujë. Kjo mund të përsëritet çdo ditë.
Në vend të ujit mund të përzihet edhe me vaj kokosi duke përfituar një masë si brumë i hollë dhe të aplikohet në zonën e prekur.
Shënim: Aplikimi i shafranit të Indisë mund ta zverdhë lëkurën tuaj, por nuk duhet të shqetësoheni pasi do të kalojë brenda pak ditësh.
Perime
Nëse vuani nga një sëmundje mykotike, duhet të shmangen perimet me përmbajtje të lartë niseshteje si karotat, rrepkat, panxhari, patatet dhe patatet e ëmbla.
Në vend të këtyre ushqimeve, duhet të preferohen perimet e freskëta organike të ziera, si brokoli, lulelakra dhe shpargu (asparagus), të cilat kanë më pak niseshte. Gjithashtu nëse konsumohet shumë sheqer, formimi i kërpudhave përshpejtohet.
Uthull molle
Uthulla e mollës mund të ndihmojë në lehtësimin e kruajtjes si pasojë e mykut.
Përdorimi:
Pakëz pambuk njomet me uthull molle dhe aplikohet në zonën e prekur. Kjo përsëritet 3 herë në ditë.
Produktet e fermentuara të qumështit
Produktet e fermentuara të qumështit me baktere të acidit laktik janë një burim shumë i mirë i probiotikëve. Produktet e qumështit si dhalli, kosi, djathi dhe kefir (një pije qumështi e fermentuar me shije të thartë, e bërë duke përdorur një kulturë majash dhe bakteresh) rrisin numrin e mikrobeve të dobishme dhe mbështesin trupin kundër sëmundjeve mykotike.
Gjethet e pemës nim
Ekstrakti i gjetheve të pemës nim (Azadirachta indica) mund të eliminojë mikrobet që shkaktojnë sëmundje të rëndësishme të lëkurës dhe mykun e lëkurës.
Përdorimi:
Gjethet zihen për disa minuta. Pas ftohjes, aplikohet në zonën e prekur.
Farat e lirit dhe fara chia
Farat e lirit dhe chia mbështesin rritjen e probiotikëve, duke i dhënë trupit rezistencë ndaj sëmundjeve mykotike. Farat e lirit dhe chias mund të konsumohen duke i shtuar në sallata ose kos.
Vaj kokosi
Vaji i kokosit mund të jetë një ilaç efektiv vetëm në rastin e lezioneve mykotike të lehta deri në mesatare.
Përdorimi:
Vaji i kokosit aplikohet në zonën e prekur 3 herë në ditë. Përdoret për disa javë edhe pasi të jetë zhdukur myku, aplikimi i vajit të kokosit si hidratues për disa javë mund të jetë një mënyrë efektive për të parandaluar çdo infeksion mykotik në të ardhmen.
Vaj rigoni
Vaji i rigonit mund të ndalojë rritjen e mykut.
Përdorimi:
Vaji i holluar i rigonit mund të përdoret në zonën e infektuar. Aplikohet 3 herë në ditë.
Vaj peme çaji
Sot, vaji i pemës së çajit është një vaj esencial efektiv dhe i përdorur gjerësisht në trajtimin e kërpudhave.
Vaji i pemës së çajit
Sot, vaji i pemës së çajit (Melaleuca alternifolia/ ose siç njihet ndryshe edhe si Melaloka), është një vaj esencial efektiv dhe i përdorur gjerësisht në trajtimin e kërpudhave (mikozës).
Përdorimi:
Përzieni vajin e pemës së çajit të holluar 2% me vaj kokosi. Aplikojeni në zonën e prekur 3 herë në ditë.
Mustardë:
Një lugë vaj mustarde aplikohet në zonën e prekur dhe lihet për rreth gjysmë ore. Kur ka mbaruar koha e pritjes, vaji pastrohen duke bërë dush. Për të marrë një rezultat efektiv në këtë proces, është shumë e rëndësishme të vazhdoni këtë aplikim për një ose dy javë. Ju gjithashtu mund të blini mustardën në formë pluhuri, ta përzieni me pak ujë për të formuar një brumë të hollë, ta aplikoni duke masazhuar zonën e prekur dhe më pas të prisni derisa të thahet. Pas tharjes, shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Bima e papajës
Duke prerë një pjesë së frutës së papajës (Carica papaya) aplikojeni atë në lëkurën e mykur. Ka një efekt qetësues të menjëhershëm dhe një rezultat pozitiv ndaj sëmundjeve mykotike. Gjithashtu lehtëson edhe djegien dhe kruajtjen.