Drejtori ekzekutiv i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pasi ky i fundit, deklarohet pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Miftaraj, duket të jetë nervozuar me deklarimet e Borrellit për referendumin, ndërsa e pyet atë nëse paguhet si zëdhënës i politikave destruktive të Vuçiqit, apo si përfaqësues i BE-së.
Postimi i plotë:
Josep Borrell a ka mundësi me tregu a të paguajnë taksapaguesit evropianë për të qenë zëdhënës i politikave destruktive të Vuçiqit apo si Përfaqësues i Lartë të BE.
Kujtojmë mbajtjen e referendumit të Serbisë e ka kundërshtuar edhe Kryeministri Albin Kurti, ndërsa ka thënë se serbët mund të votojnë për referendum përmes Zyrës Ndërlidhëse apo edhe përmes postës.