Ish rokeri Migjen Kelmendi, është larguar përfundimisht nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shkruan Kosova Post.
Ai e ka planifikuar largimin prej kohësh, mirëpo, sipas tij, tash ka ardhur momenti për zyrtarizim.
“E bana nji copë udhë me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem në këtë parti ma shumë ishte simbolik, tue dashtë me i dhanë nji përkrahje modeste reformave të saponisuna asokohe në parti”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.
“Unë s’jam i marruem prej partie, ju bashkova në nji moment kritik me qëllimin e sinqertë me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor. Sot mendoj se i ndihmoj tue u tërheq dhe tue krijue hapsinë për emna të ri dhe njerëz të ri, sepse partia ka shumë nevojë me u ripërtërie dhe me krijue nji fabul të re” – ka vijuar ai shpjegimin.
Ky është postimi i tij i plotë: