Kryetari i Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez, ka shprehur shqetësimin se themelimi i Asociacionit në Kosovë mund të çojë në formimin e Republikës Srpska. I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, doli të mërkurën para Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, përcjell KosovaPost.
Kryetari i Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez, ka shprehur shqetësimin se themelimi i Asociacionit në Kosovë mund të çojë në formimin e Republikës Srpska.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, doli të mërkurën para Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit për të diskutuar angazhimin dhe strategjinë e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë këtij prezantimi pati debate për Kosovën dhe dialogun në përgjithësi.
Kryetari i Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez, i cili është mik i shqiptarëve, ka kritikuar Escobarin për presionin që po i bëhet Kosovës me Asociacionin e Komunave Serbe.
“Ju po i bëni presion Kosovës që të zbatojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar disa mospërputhje në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 për këtë asociacion. Unë mendoj se kjo nuk duhet të ndodhë.”
“Ne nuk duhet të bëjmë një Republikë Srpska tjetër, dhe nuk duhet të dëmtojmë në asnjë mënyrë sovranitetin e Kosovës… Përkundrazi, presioni duhet të jetë mbi Serbinë që të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, deklaroi Menedez.
Nga ana tjetër, Escobar tha se mendon se kjo nuk do të ndodhë.
“Ne mbështesim krijimin e Asociacionit për shumë arsye.
“E para është se për palët tashmë kanë rënë dakord.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka thënë se disa pjesë nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën, nuk ka thënë se vetë Asociacioni është antikushtetues.”, tha ai
Në kuadër të dialogut, i takon Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se si do të duket ai, theksoi miku i shqiptarëve.
“Nuk duhet të jetë, dhe sigurisht që ne nuk duam të jetë e ngjashme me Republikën Srpska, por ne kemi bërë thirrje për këtë, dhe homologu im Lajçak i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shikojë modelet që ata besojnë se mund të jenë të përshtatshme që “. nuk do të cenojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e tyre”, tha ai.
Vlen të përmendet se Kryetari Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez është një mik i madh i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.