Ish-deputeti Milaim Zeka ka komentuar shkrimet e fundit të ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se ky i fundit ka kaluar në personale me Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një shkrim në Facebook, Zeka ka shkruar se këto reagimet e fundit e bëjnë të mendojnë se Grenell e ka personale me liderin e LVV-së.
Ai thotë se kjo sipas të gjasave po ndodhë pasi që Albin Kurti po vazhdon ta kundërshtojë marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Zeka thotë se populli mund ta ndryshojë Kurtin, ama Grenell nuk ka fuqi që ta ndryshojë popullin e Kosovës.
“Ky popull, përmes votës, e ka zgjedhur Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin jo për sytë e zi, as te larmë, jo për poezitë e Albinit, as qëndrimet ndaj Palestinës, po për shkak të ndryshimeve”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Grenelli ka kalu ne personale me Albin Kurtin
Arti amerikan i komunikimit, si ne media, si ne politike, si ne diplomaci, ndryshon komplet nga europianet. Ata qe kalojne neper aeroportet e Amerikes gati sa nuk shokohen nga sjellja arrogante e policise amerikane, nga bertimat dhe nga menyra e trajtimit te atyre qe hyjne ne kete vend, e qe ne Europe nuk sheh skena te tilla.
Ambasadori Christofer Dell ishte mesuar te komunikonte me politikanet e Kosoves duke i sha ata, duke i fy, madje duke i ketcenuar ata edhe me burgosje.
Skena te tilla kemi edhe gjate luftes, me emisarin Gellbart, i cili e cilesoi UÇK-ne si terroriste. I vetmi Adem Demaçi kishte guximin ta kundershtonte. U desh ardheja e Richard Hollbrukut qe gjerat te rregulloheshin.
Tani qe po i shohe reagimet e perditshme te Grenelli ne drejtim te Albin Kurtit, eshte krijuar bindja ime se ky e ka personale me Albin Kurtin. Si duket nuk po mundet me kaperdi kundershtimin e Albin Kurtit rreth marreveshjes te Washingtonit.
Ajo qe deshiroje te them krejte ne fund te ketije shkrimi eshte fakti se populli mundet me nderru Albinin, ama Grenelli nuk mundet me nderru popullin e Kosoves. Ky popull, permes votes, e ka zgjedhur Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin jo pet syte e zi, as te larem, jo per poezite e Albinit, as qenderimet ndaj Palestines, po per shkak te ndryshimeve.
Lufta kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar nuk i konvenon nje numeri te madh te nderkombetareve, pasiqe vet kane qene te perfshire ne kete kazan.
Votuesi kosovar e ka pa Albinin dhe Vjosen si shprese e ndryshimit, andaj as Grenelli, dhe askush ne kete bote, nuk ka te drejte me vra ate!