Sot do të përballen dy skuadra të mëdha italiane, AC Milan dhe AS Roma, ku ndeshja fillon në ora 18:30, në stadiumin “San Siro”, shkruan KosovaPost.
Përveç se është derbi kjo ndeshje, kjo për Milan do të jetë edhe historike. Kjo pasiqë skuadra italiane e Milanos do të luaj ndeshjen e 3000 në Serie A.
Ndeshja e parë e Milanit ishte në vitin 1929 me 6 tetor, ku “Rossonerët” kishin mposhtur Brescias me rezultat përfundimtar 4-1.
Derbi i lehtë nuk do të jetë për Milanin këtë herë, kjo si rezultat i mungesave të mëdha, sidomos në repartin defanziv.
Mungesa të AC Milan: Ballo Toure, Bennacer, Calabria, Kessie, Kjaer, Romangnoli dhe Tomori.
Mungesa të AS Roma: Darboe, Diawara, Fuzato, Mayoral dhe Spinazzola.